Auto

Shkencëtarët po zhvillojnë “pemë diellore” që mund t’i mbushë veturat elektrike

 

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Sheffieldit në Britani po punojnë për zhvillimin e një prototipi të “pemës diellore” që mund t’i mbushë veturat elektrike, shkruan AutoCar.

Universiteti po bashkëpunon me kompaninë SolarBotanic Trees për të zhvilluar së bashku një prototip të gatshëm për prodhim. Këto “pemë diellore” do të vendosen në lokacione të ndjeshme estetike dhe do të përshtaten lehtësisht në mjedis.