Auto

Ferrari synon t’i pajisë veturat elektrike me “zë origjinal të motorit”

 

Një patentë e brendit italian të veturave sportive, Ferrari, ka zbuluar planet e kompanisë për një sistem të jashtëm zërimi te veturat elektrike, përmes së cilit do të imitonte zhurmën origjinale të motorëve. Një model i tillë pritet të debutojë më 2025.

Ferrari po synon që deri 40 për qind të veturave të shitura deri më 2030 të jenë elektrike. Për shkak të frikës që të mos humbë identitetin e modeleve V6, V8 dhe V12, kompania po synon ta ruajë trashëgiminë dhe t’i bëjë shoferët e veturave elektrike të ndihen si në modelet e deritashme.