Një video është shfaqur në Youtube teksa tregon një pronar që vozit Ferrarin Testarossa të tij në rrugë të mbuluara me borë.
Ferrari Testarossa është një model legjendar i kompanisë nga Maranello, i cili e ka origjinën nga vitet ‘80 të shekullit të kaluar. Njihet lehtësisht për shkak të pamjes së tij, si dhe zhurmës së motorit të tij 4.9 litra me 12 cilindra me 385 kuaj fuqi.
Është një model jashtëzakonisht i vlefshëm, sidomos në ditët e sotme, dhe shembujt ekzistues e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në garazh. Megjithatë, një pronar nuk ka frikë ta shijojë Ferrarin edhe në kushtet e dimrit, ndaj e drejton atë edhe në rrugë të mbuluara me borë.
Pronari vendosi të vozisë edhe pse vetura nuk pati goma dimri, gjë që është një shtesë në “recetën e driftit”. Megjithatë, shpejtësia nuk ishte e lartë.
Ferrari prezantoi modelin Testarossa në vitin 1984 në Motor Show në Paris. Ky model erdhi si një zëvendësim për Ferrari 512 BBi.
Prodhimi zgjati deri në vitin 1991 dhe 7.177 modele dolën nga linja e montimit. Testarossa u pasua nga modeli i ngjashëm, por më i fuqishëm 512 TR.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.