Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla, ka njoftuar se e mbylli vitin 2022 me fitimin më të lartë që nga ekzistenca, pavarësisht inflacionit të lartë, ngadalësimit ekonomik dhe vështirësive të furnizimit.
Fitimi neto i kompanisë së Elon Muskut u dyfishua më shumë se vitin e kaluar, duke u rritur në 12.6 miliardë dollarë, sipas raportit, shkruan Bloomberg.
Të ardhurat totale u rritën 51 për qind në 81.5 miliardë dollarë. Fitimi neto në tremujorin e katërt përjetoi pothuajse të njëjtën rritje në përqindje, duke arritur në 3.7 miliardë dollarë, gjithashtu niveli më i lartë që kur Martin Eberhard dhe Mark Tarpenning themeluan kompaninë më 2003.
Të ardhurat totale u rritën me 37 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, në 24.3 miliardë dollarë.
Në vitin 2023, Tesla dëshiron të zgjerojë prodhimin “sa më shpejt të jetë e mundur” me 50 për qind.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.