Për tri vjet radhazi, Toyota shpallet prodhuesi me më së shumti shitje në botë
Foto ilustrim
Prodhuesi japonez i veturave, Toyota, ka shitur 10.5 milionë automjete në vitin 2022, duke mbrojtur titullin e saj si prodhuesi me më së shumti shitje në botë për të tretin vit radhazi, raportoi të mërkurën “Autonews”.
Shitjet globale për grupin, duke përfshirë njësinë e kamionëve Hino dhe prodhuesin e veturave Daihatsu, kanë rënë për 0.1 për qind pasi shitjet rekord jashtë shtetit prej 8.6 milionë automjetesh kanë ndihmuar të kompensojnë një rënie prej 9.6 për qind në tregun e saj vendas në 1.9 milionë, ka njoftuar kompania përmes një deklarate.
Rivali i dytë i Volkswagenit në fillim të këtij muaji ka raportuar shitjet e tij më të ulëta në më shumë se një dekadë, prej 8.3 milionë automjetesh, pasi bllokimet nga COVID-19 në Kinë dhe lufta në Ukrainë përmbysën zinxhirët e furnizimit.
Toyota në nëntor rishikoi parashikimin e saj të prodhimit për vitin aktual financiar deri në fund të marsit, në 9.2 milionë automjete nga 9.7 milionë.