Prodhuesi suedez i veturave, Volvo, ka emëruar shefin e ri të qendrës së sigurisë.
Asa Haglund, e cila filloi punën e saj në Volvo më 2004 si analiste e aksidenteve, është vendosur në këtë pozitë që luan rolin kryesor në synimin e prodhuesit të automjeteve për të eliminuar të gjitha përplasjet në të ardhmen, raportoi të hënën “Automotive”.
46-vjeçarja ka filluar punën në pozitën e re më 1 shkurt, ka njoftuar kompania.
Gjatë gati 19 viteve me kompaninë, ajo ka mbajtur gjithashtu role kyçe si menaxhere e përplasjeve nga pas dhe për sigurinë e fëmijëve.
Haglund pasoi Thomas Brobergun, i cili kishte shërbyer si ushtrues detyre i kreut të qendrës së sigurisë që nga vera e kaluar.
Ai do të kthehet në rolin e tij të mëparshëm si këshilltar i lartë teknik për sigurinë.
Broberg mori drejtimin e qendrës së sigurisë pasi Malin Ekholm u largua nga kompania për t'u bashkuar me startupin e veturave elektrike me bazë në Kaliforni, Rivian, si zëvendëspresident i shasisë, dinamikës dhe atributeve.
© KOHA.