Auto

Vazhdon rritja e shitjeve në tregun e veturave, cili model prin në BE?

 

Me 787.626 njësi të regjistruara, duke shënuar muajin e 13-të radhazi të rritjes, tregu i veturave të reja gjatë gushtit në Evropë pati 21% më shumë regjistrime se vitin e kaluar. Shitjet u kryesuan nga Tesla Model Y përpara VW T-Roc dhe Peugeot 208.

Megjithëse gushti është zakonisht një muaj më i ngadalshëm për shitjet e veturave, rritja e përqindjes dyshifrore tregon se tregu i BE-së po rimëkëmbet nga mungesa e komponentëve që ishte vitin e kaluar. Shumica e tregjeve panë rritje dyshifrore, duke përfshirë tre tregjet kryesore: Gjermaninë (+37.3%), Francën (+24.3%) dhe Italinë (+11.9%).