Auto

Kompania kroate e veturave depërton në SHBA

 

Grupi Volkswagen në Amerikë ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë kroate të veturave, Rimac, për të importuar dhe shpërndarë veturat e brendit në Shtetet e Bashkuara. Sascha Doering, që është shef operativ në Buggati America, ka zgjeruar rolin për ta përfshirë edhe Rimacun.

Marrëveshja u nënshkrua më herët në shtator, por tek tash është bërë e ditur nga Volkswageni. Kompanitë planifikojnë një rrjet për shitjen e veturave kroate në SHBA.