Auto

Audi përditëson modelet Q4 e-tron

 

Gjiganti i veturave, Audi, ka përditësuar dy modelet elektrike, Q4 e-tron dhe Q4 e-tron Sportback në kuadër të modelit për vitin 2024. Veturat vijnë më të fuqishme, kanë më shumë efikasitet dhe performancë më të lartë, në tri variante motorësh.

Modeli bazë Q4 e-tron ka numrin “45” dhe vjen me 82 kuajfuqi më shumë se modeli paraprak. Tani vetura ka motor me 282 kuajfuqi e përshpejtimin deri 100 kilometra për orë e mbërrin për 6.7 sekonda, apo 1.8 më shpejt se modeli paraprak. Vetura e re ka performancë më të mirë, ndërsa mund të ecën edhe rreth 30 kilometra më shumë me një mbushje të baterisë.