Auto

Fordi ofron rritje pagash prej 25% në Kanada

Foto ilustrim
 

Prodhuesi i automjeteve Ford, i ka ofruar sindikatës kanadeze Unifor rritje të pagave deri në 25 për qind bazuar në marrëveshjen e saj, ka thënë sindikata të shtunën, raportoi Reuters.

Marrëveshja siguron një rritje pagash prej 10 për qind për vitin e parë, të ndjekur nga një rritje prej 3 për qind deri në vitin e dytë dhe të tretë dhe një bonus produktiviteti dhe cilësie prej 10 mijë dollarësh për të gjithë punonjësit e kompanisë.