Auto

Lancia njofton: Erdhi dita që të gjithë prisnim

 

“Më në fund erdhi dita që të gjithë prisnim. Sot festojmë rilindjen e markës Lancia”. Këto fjalë janë shkruar nga Lancia në deklaratën për shtyp krahas fotos së parë që zbulon të parin nga tre modelet e reja të planifikuara për vitin 2024 - Ypsilon.

“Ne e festojmë këtë moment së bashku me Cassinan, një shprehje e përsosmërisë së dizajnit italian, dhe prezantojmë Lancia Ypsilon Edizione Limitata Cassina, një veturë 100% elektrike, me 1906 njësi, për të festuar 117 vjet nga themelimi i markës”, ka thënë Luca Napolitano, shefi i markës Lancia.