Auto

Në semaforë mund të shtohet drita e bardhë, për çka do të shërbejë?

 

Inxhinierët e trafikut në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut në SHBA po propozojnë një dritë të bardhë në semaforë, e cila do të lejonte automjetet të përmirësojnë rrjedhën e trafikut, duke i mësuar edhe shoferët me atë çka po ndodh, shkruan Autocar.

Në simulimet kompjuterike, drita e bardhë në semaforë përmirëson ndjeshëm kohën e udhëtimit nëpër kryqëzime dhe redukton konsumin e karburantit. Drita e kuqe ende do të nënkuptojë ndalesë. Drita jeshile do të nënkuptojë për të vozitur dhe drita e bardhë do t'u “thotë” shoferëve që thjesht të ndjekin veturën përpara.