Botë

SHBA-ja nis zbatimin e sanksioneve “më të ashpra ndonjëherë” ndaj Iranit

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën të hënën zbatimin e sanksioneve “më të ashpra ndonjëherë” kundër Iranit, në një veprim që tanimë ka nxitur protesta masive në shtetin e pasur me rezerva të naftës.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, i ka rikthyer në fuqi të gjitha sanksionet e hequra në kuadër të marrëveshjes bërthamore të 2015-s midis Iranit dhe fuqive perëndimore, duke i marrë kësisoj në shënjestër si Iranin po ashtu edhe shtetet që bëjnë tregti me të. SHBA-ja ka goditur eksportet e naftës, sektorin e anijeve dhe atë bankar – që të gjitha këto sfera esenciale të ekonomisë iraniane, transmeton Koha.net.