Botë

Arabia Saudite e pranon: Trupi i Khashoggit u copëtua, do të kërkohet dënim me vdekje për të akuzuarit

Foto: Reuters
 

Prokurori publik në Arabinë Saudite ka kërkuar dënimin me vdekje për pesë nga njëmbëdhjetë të dyshimtit, të akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, në një rast që ka tensionuar lidhjet e mbretërisë me aleatët perëndimorë, ka bërë të ditur të enjten zyrja e tij.

Khashoggi, kritik i njohur i politikave saudite, ishte vrarë në Konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, pas një përleshjeje, përmes injektimit të një substance vdekjeprurëse, teksa trupi i tij ishte copëtuar dhe ishte nxjerrë jashtë objektit, u ka thënë gazetarëve zv.prokurori publik dhe zëdhënësi Shaalan al-Shaalan, raporton Reuters, transmeton Koha.net.