Botë

Një e pesta e popullsisë ruse jeton në varfëri

Foto: Reuters
 

Më shumë se një e pesta e popullsisë ruse jeton në varfëri, bazuar në studimin e Akademisë presidenciale për ekonomi kombëtare dhe administratë publike të Rusisë.

Studimi thotë se 22 për qind e rusëve bien në “zonën e varfërisë”, që do të thotë se ata nuk janë në gjendje të blejnë diçka përtej produkteve bazë për mbijetesë.