Botë

Rumania, si kryesuese e BE-së, prioritet do ta ketë Ballkanin

Foto: pixabay
 

Ballkani Perëndimor do të mbetet një prej prioriteteve të Rumanisë gjatë kryesimit të radhës të presidencës së BE-së, kanë thënë sot në Bukuresht ministrat e Mbrojtjes së Austrisë dhe Rumanisë, Mario Kunasek dhe Gabriel-Beniamin Les, raporton EWB.

“Qëllimi duhet të jetë që vendet e rajonit t’i zgjidhin vetë sfidat e tyre të politikës së jashtme. Prioritet i BE-së mbetet eksportimi i stabilitetit e jo importimi i paqëndrueshmërisë”, deklaruan ministrat, transmeton Koha.net.