Botë

SHBA-ja dënon Rusinë për shkelje të sovranitetit të Ukrainës

 

Parlamenti i Ukrainës miratoi të hënën kërkesën e presidentit Petro Poroshenko për të vendosur ligjin e luftës në vend, pas një incidenti të së dielës, në të cilin Rusia kapi tre anije të Ukrainës dhe ekuipazhet e tyre.

Po të hënën, ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Nikki Haley dënoi Rusinë për “shkeljen skandaloze të territorit sovran të Ukrainës”.