Ligji për pagën e deputetëve nxit debat në Maqedoni Foto: REL

Ligji për pagën e deputetëve nxit debat në Maqedoni

30 December 2018 16:22

Në opinion ka nxitur debat diskutimi mes deputetëve rreth një ligj të veçantë që do të rregullojë standardin e deputetëve.

Aktualisht, mësohet se po diskutohet si mundësi heqja e pagesës që marrin deputetët një vit pasi t’iu përfundojë mandati dhe në vend të kësaj të sigurohet një punë në institucionet shtetërore për ata deputetë që do të mbeteshin pa angazhime pas skadimit të mandatit si deputet.

Përderisa kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur se nuk do të ketë ligj që do të rrisë privilegjet për deputetët, përkatësisht do t`ju mundësojë deputetëve të punësohen në institucionet e shtetit pas përfundimit të mandatit si deputet , kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, ka thënë se për një gjë të tillë diskutohet dhe asgjë nuk ka të keqe, sepse, siç është shprehur, “në shumë vende në botë, në mënyrë ligjore është rregulluar statusi i deputetëve pas përfundimit të mandatit”.

Rexhail Ismaili, deputet nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik, për Radio Evropa e Lirë ka thënë se kjo çështje vetëm diskutohet mes deputetëve si ide, por ende asgjë nuk ka të shkruar si propozim në letër.

“Do të thotë se s`kemi asgjë konkrete në letër. Bisedohet për disa kolegë tonë që kanë mbetur rrugëve, të cilët janë sjellë vendime të rëndësishme; bisedojmë për ta, por asgjë konkrete ende nuk kemi. Për momentin, prioritet u kemi dhënë ligjeve reformuese. Kjo çështje nuk është me prioritet, por thjesht është çështje që diskutohet”, thotë kryetari i nëngrupit për reforma të grupit interparlamentar, Rexhail Ismaili.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë

Komentet

Shto koment

Të ngjashme