Botë

Gjendet e gjallë pas 35 orësh bebja 11 muajshe nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Rusi

Foto: AFP
 

Një bebe është gjetur e gjallë pas 35 orësh që ka kaluar në të ftohtin e skajshëm nën rrënojat e një ndërtese banimi në Rusi e cila u shemb pjesërisht gjatë një shpërthimi, kanë thënë sot zyrtarët e emergjencave, të cilët e kanë quajtur këtë një mrekulli.

Shpërthimi, që mendohet të ketë ndodhur si pasojë e rrjedhjes s gazit, ka shkatërruar 48 apartamente në një ndërtesë 10 katëshe në qytetin industrial Magnitogorsk të hënën, duke vrarë së paku shtatë persona ndërsa 36 ende janë të zhdukur, raporton Reuters.