Botë

Ngritja e hallall turizmit

Ngritja e hallall turizmit

Për t’i shkuar për shtati njërit prej sektorëve me rritjen më të shpejtë në industrinë globale të udhëtimeve, hotelet më nuk ofrojnë meny me ushqime prej mishit të derrit.

Aeroplanët nuk shërbejnë alkool si pije freskuese, qendrat pushimore i veçojnë pishinat për burrat dhe gratë, ndërsa itineraret ditore rezervojnë pushime pesë herë në ditë, në mënyrë që t’ua mundësojnë atyre ushtrimin e lutjeve të rregullta, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.