Botë

Përmbytje historike në Australi, në rrugë dalin edhe krokodilët

Përmbytje historike në Australi, në rrugë dalin edhe krokodilët

Ushtria australiane është aktivizuar për të përballuar përmbytjet historike, që cilësohen nga ato që ndodhin një herë në shekull, që s’kanë lënë shtëpi, shkollë apo aeroport në verilindjen e vendit pa “pushtuar”, duke detyruar me qindra njerëz të marrin arratinë. Mbi të gjitha, rrugët tashmë janë mbushur me krokodilë.

Forcat Mbrojtëse të Australisë mbushën thasët me rërë, dërguan automjete amfibe me ndihma dhe ndihmuan banorët që kishin hipur mbi çatitë e shtëpive të tyre gjatë së hënës, teksa reshjet thuajse kanë gjunjëzuar shtetin verior të Queenslandit.