Botë

Rusia i kërkon Turqisë t'i luftojë më ashpër militantët në Siri

 

Rusia i ka kërkuar Turqisë që të bëjë më shumë në luftimin e militantëve në provincën Idlib të Sirisë, si dhe të përmbushë premtimet që i ka bërë në kuadër të marrëveshjes me Moskën vitin e kaluar, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova të enjten.

Turqia dhe Rusia, aleatët kyçë të Qeverisë siriane, kanë arritur një pakt në muajin shtator, për krjimin e zonave të demilitarizuara në veriperëndim të rajonit Idlib, duke mënjanuar kështu një katastrofë të mundshme humanitare, meqë presidenti sirian, Bashar al-Assad kishte njoftuar për mundësinë e një aksioni qeveritar në atë pjesë, transmeton rel.