Botë

70 viktima dhe 200 të shtruar në spital nga alkooli toksik në Indi

Foto: Reuters
 

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 200 të tjerë po trajtohen në spital pasi kanë konsumuar pije alkoolike toksike, në Indinë verilindore.

Disa gra janë mes viktimave dhe të gjitha punonin në plantacionet e çajit në shtetin Assam.