Botë

Çfarë kërkojnë anijet e NATO-s në Detin e Zi?

 

Aleanca veri-atlantike përforcon prezencën e saj në Detin e Zi. NATO dërgon me këtë sinjale si tek Rusia ashtu edhe tek Ukraina. Por mundësia e veprimit është e kufizuar, për shkak të një marrëveshje para 80 vjetësh.

Odesa përshëndet "Donald Cook". Luftanija amerikane, që ka qenë e stacionuar në Spanjë, e pajisur me sisteme mbrojtëse kundër raketave është vendosur ndërkohë në Detin e Zi. Në janar kjo anije qëndroi në Batumi për stërvitje ushtarake me rojen bregdetare gjeorgjiane. Tani ajo ndodhet në portin e Odesës. Më 26 shkurt presidenti ukrainas, Petro Poroshenko takoi në bordin e saj, të ngarkuarin e posaçëm amerikan për Ukrainën, Kurt Volker. Takimi ishte „simbolik" tha Poroshenko për të dërguar „një sinjal të rëndësishëm tek Kremlimi", që „Krimeja është ukrainase" dhe se në „rajon sigurohet transporti i lirë i anijeve".