Botë

Ministri gjerman Londrës: “Mos na testoni durimin” me paqartësitë rreth Brexitit

 

I revoltuar nga mungesa e një vendimi të prerë në Britani të Madhe lidhur me shtegun e shkëputjes së rrugëve me Bashkimin Evropian, ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, ka nxitur të martën Londrën zyrtarë që të dalë “më në fund” me propozime konkrete.

Një pakënaqësi të tillë Roth e ka shprehur vetëm një ditë pasi që Brexiti shënoi një kthesë të re kaotike, kur kryetari i Parlamentit britanik vendosi se Qeveria nuk mund ta paraqesë sërish për votim të njëjtin propozim të marrëveshjes së divorcit nga BE-së dhe shtoi se ai duhet të marrë një formë krejtësisht ndryshe, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.