Botë

Aksident ajror, vdes një nga gratë më të pasura në Rusi

 

Një nga gratë më të pasura të Rusisë, bashkëpronare e “Grupit S7”, Natalia Fileva, vdiq të dielën në një aksident avioni në Gjermani.

“Fileva, 55 vjeç, ishte në bordin e një avioni “Epic LT”, me një motor, me gjashtë vende, i cili u rrëzua dhe u dogj në një fushë pasi iu afrua aeroportit të vogël në Egelsbach, një qytet në jugperëndim të Gjermanisë”, tha kompania ajrore në një e-mail.