Botë

Ballkani, përgjithmonë në dhomën e pritjes për anëtarësim në BE

Foto: EPA
 

Më herët gjatë kësaj jave, komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, iu drejtua Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian lidhur me të ardhmen dhe politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Fjalimi i komisionarit Hahn për fushëveprimtarinë e tij bëhet në fund të mandatit si dhe në mbledhjen e fundit të Komitetit, i cili e përkrahë shumë zgjerimin e bllokut evropian.