Botë

A do t’i ekstradojë Shkupi personat e kërkuar nga Ankaraja?

A do t’i ekstradojë Shkupi personat e kërkuar nga Ankaraja?
 

Shqyrtimi i dosjeve të shtetasve të Turqisë në Maqedoninë e Veriut, po vazhdon rrjedhën, pas kërkesës së Ankarasë zyrtare për ekstradimin e këtyre personave që, sipas autoriteteve turke, dyshohet se kanë lidhje me organizatën e ashtuquajtur "FETO", kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.

“Për momentin, kemi 15 kërkesa për ekstradimin e personave të caktuar Turqi. Të gjitha këto procedura janë në rrjedhë, për çka institucionet përkatëse janë në komunikim permanent”, kanë bërë të ditur nga dikasteri i drejtësisë.