Botë

BB ndihmon Ballkanin Perëndimor për rritjen e efikasitetit në transport

 

Projekti për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor do ta zvogëlojë, si kohën, ashtu edhe koston, e tregtisë në Ballkanin Perëndimor. Projekti me vlerë 90 milionë dollarë, faza e parë e një qasjeje me disa faza me vlerë 140 milionë dollarë, është miratuar sot nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore.

Sipas BB, projekti do të financojë projektimin, përgatitjen dhe zbatimin e nismave për rritjen e transparencës dhe integritetit, uljen e kostove të transaksioneve, përmirësimin e bashkërendimit ndërinstitucional dhe shkurtimin e kohës së nevojshme për të bërë tregti ndërkufitare.