Botë

Forumi kinez "Brezi dhe Rruga" tubon dhjetëra udhëheqës shtetesh në Pekin

Forumi kinez

Liderë të dhjetëra vendeve kanë arritur në Pekin për të marrë pjesë në forumin “Brezi dhe Rruga” që mbahet prej 25 deri më 27 prill.

Iniciativa 1 trilion dollarëshe e Kinës synon ndërtimin e rrugëve, porteve, hekurudhave dhe infrastrukturës energjetike që do ta lidhte Kinën me Evropën, Afrikën dhe pjesë të Azisë.