Botë

Rusia bisedon me NATO-n për “bashkëveprimet ushtarake”

 

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha sot se shefi i Forcave të Armatosura ruse, gjenerali Valery Gerasimov, ka folur sot në telefon me Komandantin Suprem të forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti.

Siç tha ministria, Gerasimov dhe Scaparrotti kanë biseduar për “çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare”.