Botë

Trump kërcënon Kubën me embargo totale, nëse vijon të mbështes Maduron

 

Presidenti Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të godasin Kubën me sanksione dhe një embargo, nëse ajo do të vazhdonte mbështetjen ushtarake për qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

“Në qoftë se trupat kubane dhe milicia nuk i mbyllin menjëherë operacionet ushtarake dhe operacionet e tjera me qëllim të shkaktimit të vdekjes së venezuelianëve dhe shkatërrimit të Kushtetutës së Venezuelës, një embargo e plotë, së bashku me sanksionet më të mëdha, do të vendoset në ishullin e Kubës”, tha Trump në Twitter. “Shpresojmë që të gjithë ushtarët kubanë do të kthehen menjëherë në paqe, në ishullin e tyre!”