Botë

OKB: Rreth 10 milionë koreanoveriorë kanë mungesë të theksuar ushqimi

OKB: Rreth 10 milionë koreanoveriorë kanë mungesë të theksuar ushqimi

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se rreth 10 milionë njerëz në Korenë e Veriut aktualisht vuajnë nga mungesa e theksuar ushqimore pasi ky vend i Azisë lindore u përball me një nga stinët më të këqija të të korrurave në dhjetëvjeçarin e fundit.

Programi Botëror i Ushqimit (The World Food Program) bëri të ditur sot se kushtet jo të favorshme klimatike, furnizimet e kufizuara të produkteve bujqësore, siç janë lëndët djegëse, plehrat dhe pjesët rezervë, kanë pasur një ndikim negativ të madh në prodhimin e hortikulturave të Koresë së Veriut në sezonin 2018/2019, transmeton atsh.