Botë

Papa Françesku e fillon vizitën në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut

Papa Françesku e fillon vizitën në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut

Kreu i Kishës Katolike, papa Françesku sot do të udhëtojë për Sofje me çka zyrtarisht e fillon vizitën e tij treditore Apostolike në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.

Papa paradite do të pritet zyrtarisht në aeroportin e Sofjes, ku do të ketë takim me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Nga aeroporti do të niset drejtë pallatit presidencial në Sofje para të cilit do të mbahet ceremonia e pritjes, pas çka ai do të ketë takim protokollar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.