Botë

Gjukanoviq: BE-ja rrezikon ta humbasë Ballkanin nga Rusia dhe Kina

Foto: Ilustrim
 

Bashkimi Evropian duhet ta integrojë Ballkanin Perëndimor me hapa të shpejtë, si mënyrë për ruajtjen e së ardhmes së vet dhe mbrojtjen e rajonit nga ndikimi rus dhe kinez, ka thënë të mërkurën presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Gjukanoviqi është politikani me më së shumti vjet në pushtet në shtetin e tij. Ai e ka anëtarësuar Malin e Zi në NATO më 2017 dhe tani është duke e drejtuar përpjekjen e anëtarësimit të këtij shteti në BE, përballë kundërshtimit të ashpër rus, transmeton Koha Ditore.