Botë

Gjobitet ish-mbreti i Belgjikës

 

Një gjykatë në Bruksel ka dënuar me gjobë ish-mbretin e Belgjikës, Albert II me arsyetimin se nuk ka kryer testin e ADN-së kërkuar për të sqaruar atësinë ose jo mbi artisten Delphine Boel.

Gjykata e Apelit ka vendosur që ish-mbreti, Albert II të paguajë 5 000 euro çdo ditë deri në momentin kur ai të kryejë testin e ADN-së.