Botë

Hungaria privon nga ushqimi azilkërkuesit, akuzohet ashpër

Hungaria është akuzuar për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut nga komisionarja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq. Ajo tha se qëndrimi anti-imigracion i Qeverisë hungareze po nxit qëndrime ksenofobike, frikë dhe urrejtje në mesin e popullatës.

Ajo tha se shumë azilkërkues të mbajtur në zonat e transitit ishin privuar nga ushqimi dhe kërkoi që kjo praktikë të ndalet menjëherë, transmeton KTV. Qeveria hungareze, megjithatë, e ka kontestuar këtë raport duke mbrojtur planin e saj për azilkërkuesit.