Botë

Në Bullgari arrestohet një 16-vjeçar, dyshohet se po planifikonte sulm me bombë

Në Bullgari arrestohet një 16-vjeçar, dyshohet se po planifikonte sulm me bombë

Zyrtarët në Bullgari thonë se një 16-vjeçar është arrestuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur pajisje shpërthyese, të cilat, autoritetet besojnë se mund të jenë bërë për t’u përdorur për kryerjen e ndonjë sulmi terrorist.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Ivan Geshev, tha sot se policia në qytetin Plovidiv, ka kryer bastisje pasi familjarët e adoleshentit kishin raportuar se kanë gjetur pajisje për krijimin e bombave në kushte shtëpie, raporton AP.