Botë

Octavian Ursu, imigranti që ka fituar zgjedhjet lokale në një qytet në Gjermani

 

Një imigrant i ka fituar zgjedhjet lokale në një qytet në lindje të Gjermanisë, pasi ka mposhtur kundërshtarin e partisë së djathtë ekstreme në garën që mori vëmendje ndërkombëtare.

Octavian Ursu, muzikant, erdhi në Gjermani nga Rumania në vitet ’90 dhe garoi për partinë e Angela Merkelit, transmeton KTV. Ai fitoi 55 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës që u mbajtën në Goerlitz. E kundërshtari i tij, Sebastian Wippel fitoi 44 për qind të votave.