Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretin për uniformat e Ushtrisë.
Me të, zyrtarisht emri i ARM-së ndryshohet, që tani e tutje do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ky aspekt teknik ose nomoteknik ose juridik është kryer, kështu që ata lirisht munden të furnizohen me shenjat e reja në prokurimet e ardhshme për uniformat. Çfarë do që të zgjedhin, kjo do të përcaktohet përmes procedurës së brendshme, por emri i ushtrisë është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që nga dje është rregulluar edhe pjesa juridike”, thonë nga kabineti i presidentit dhe komandantit suprem të ARMV-së, Stevo Pendarovski, përcjell ksp.