Botë

Merkel: Asnjë shqetësim, jam në formë për përmbushjen e detyrës

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka folur pas dridhjeve që pësoi për herë të tretë brenda muajit, duke deklaruar se është në gjendje shumë të mirë për përballimin e detyrimeve të saj.

“Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi me kryeministrin finlandez, Antti Rinne në Berlin.