Botë

Louisiana vërshohet nga stuhia e fuqishme

 

Uragani “Barry” që është dobësuar në stuhi tropikale, por me shpejtësi deri në 115 kilometra në orë, ka prekur Louisianan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo stuhi ka shkaktuar vërshime të shumta në shtetin amerikan, që ka mbetur pa energji elektrike për disa orë, transmeton KTV. Ekipet e shpëtimit nuk kanë raportuar për të vdekur, por stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në New Orleans dhe Baton Rouge.