Botë

Jeffrey Epstein, i konsideruar mik i Trumpit, rrezikon 45 vjet burg

Jeffrey Epstein, i konsideruar mik i Trumpit,  rrezikon 45 vjet burg

Rrezikon deri në 45 vjet burg, miliarderi 66 vjecar Jeffrey Epstein. Ai akuzohet për shfrytëzim seksual ndaj të miturve. I konsideruar dhe si një nga miqtë e presidentit amerikan Trump atij iu mohua liria me kusht.

I është mohuar liria me kusht miliarderit Jeffrey Epstein, i akuzuar për shfrytëzim seksual të të miturve. Faktet datojnë në periudhën 2002- 2005. Vendimi u mor nga gjykatësi federal Richard Berman, i cili u dha të drejtë prokurorëve, të cilët kishin kërkuar që të mos u jepej liria me kusht pasi ai rrezikon të arratiset.