Botë

Merkel: Distancohem nga deklaratat e Trumpit

 

Kancelarja gjermane kritikoi ashpër presidentin e SHBA.-së Donald Trump, për rrëmujën e krijuar me kritikat kundër grave kongresiste të Partisë Demokratike. Trump po e dëmton kështu fuqinë amerikane.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në konferencën vjetore me gazetarë, tha se ajo do të mbetet në postin e kancelares deri në vitin 2021, pra deri në përfundim të mandatit të tanishëm, të fituar në zgjedhjet e fundit. Në këtë mënyrë ajo i dha fund edhe një herë spekulimeve për mundësinë e largimit të parakohshëm nga posti i kancelares.