Botë

Në Bosnje arrihet marrëveshja për krijimin e qeverisë së re, 10 muaj pas zgjedhjeve

Foto: Klix
 

Liderët e tre partive kryesore të Bosnjës arritën sot një marrëveshje për formimin e një qeverie të re, dhjetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në tetor 2018.

“Marrëveshja u arrit gjatë një takimi të serbit Milorad Dodik, boshnjakut, Bakir Izetbegoviq dhe kroatit Dragan Çoviq të organizuar nën kujdesin e shefit të Misionit Evropian në Bosnje, Lars-Gunnar Wigemark, në Sarajevë’’, raporton atsh.