Botë

Gjermania synon që me ligj të ndalojë përdorimin e qeseve të plastikës

Gjermania synon që me ligj të ndalojë përdorimin e qeseve të plastikës
 

Gjermania po planifikon një ligj për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike, pasi marrëveshjet vullnetare me shitësit me pakicë për të zvogëluar përdorimin e tyre nuk kanë dhënë rezultate mjaft të mira, tha sot ministrja e Mjedisit, Svenja Schulze.

"Ministria ime do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike", tha ajo, pa specifikuar një afat kohor për planin, duke shtuar se qëllimi i saj "është të dalë nga shoqëria që hedh plastike dhe të përdorë më pak".