Botë

Ndërsa Evropa digjet nga i nxehti, bora zbardh Australinë

Ndërsa Evropa digjet nga i nxehti, bora zbardh Australinë

Në kushtet kur Evropa është kapluar nga i nxehti afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë, me temperaturat që shkojnë nga minus tre gradë në zonat malore.

Një person humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë. Që nga e shtuna, shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta dhe të ftohta, borës dhe ngricave.