Botë

Trump: Pas vrasjes së miliarderit Epstein, qëndrojnë Bill dhe Hillary Clinton

Trump: Pas vrasjes së miliarderit Epstein, qëndrojnë Bill dhe Hillary Clinton

Presidenti Donald Trump promovoi të shtunën një teori konspirative që lidh familjen Klinton me vdekjen e multimilionerit të akuzuar për trafik femrash, Jeffrey Epstein, i cili u gjet i vdekur dy ditë më parë në burg, pasi kreu vetëvrasje.

Trump shpërndau në twitterin e tij një video nga komediani konservator Terrence Williams, i cili pretendon pa prova se ish-Presidenti Bill Klinton dhe ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton – rivalja e zgjedhjeve presidenciale të Trumpit 2016 - ishin përgjegjës për vdekjen e Epsteinit.