Conte dorëzoi dorëheqjen, Presidenti italian do t’i konsultojë partitë për gjetjen e një koalicioni të ri

Conte dorëzoi dorëheqjen, Presidenti italian do t’i konsultojë partitë për gjetjen e një koalicioni të ri
Kryeministri i Italisë ka dhënë dorëheqje në orët e pasdites të së martës pasi sulmoi ashpër ministrin e tij të Brendshëm, Matteo Salvinin, duke e akuzuar atë për zhytje të koalicionit qeverisës dhe për rrezikim të qeverisë për përfitim personal dhe politik.
Kryeministri Giuseppe Conte, duke iu drejtuar parlamentit gjatë ditës së sotme që ishte thirrur gjatë pushimit veror për të vendosur për të ardhmen e qeverisë që ende nuk e ka bërë një vit, e ka akuzuar shefin e partisë Liga, Salvinin se ka synuar të përfitojë nga popullariteti i tij në rritje, raporton Reuters.
“Salvini e ka dëshmuar se është duke i ndjekur pas interesat e veta dhe të partisë së tij”, ka thënë Conte para Senatit të stërmbushur, me Salvinin e ulur pranë tij. “Vendimet e tij përbëjnë rrezik për këtë shtet”, transmeton “Koha Ditore”.
Conte, që nuk i takon asnjërës prej partive të koalicionit, e ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek presidenti i vendit, Sergio Mattarella, i cili tha se do t’i nisë bisedimet me grupet parlamentare të mërkurën për të parë nëse mund të formohet një koalicion i ri.
Nëse dështon të bëjë këtë, Mattarella do të shpërndajë parlamentin, 3-1/2 vjet para kohe, që të lejojë zgjedhje në vjeshtë.
Konsultimet me delegacionet partiake do të nisin me grupet e vogla nesër. Mattarella do t’i dëgjojë të gjitha partitë e mëdha të enjten.
Italia shkon në zgjedhje të parakohshme, Kryeministri paralajmëron dorëheqjen
Kryeministri italian e ka paralajmëruar dorëheqjen e tij të martën, derisa ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të ministrit të tij të Brendshëm, Matteo Salvini, duke e akuzuar se ai e kishte fundosur koalicionin qeverisës dhe kishte rrezikuar ekonominë për përfitime ekonomike dhe politike.
Kryeministri Giuseppe Conte, duke iu drejtuar parlamentit që ishte thirrur gjatë pushimit veror për të vendosur për të ardhmen e qeverisë që ende nuk e ka bërë një vit, e ka akuzuar shefin e partisë Liga, Salvinin se ka synuar të përfitojë nga popullariteti i tij në rritje, raporton Reuters.
“Salvini e ka dëshmuar se është duke i ndjekur pas interesat e veta dhe të partisë së tij”, ka thënë Conte para Senatit të stërmbushur, me Salvinin e ulur pranë tij. “Vendimet e tij përbëjnë rrezik për këtë shtet”, transmeton “Koha Ditore”.
Conte që nuk i takon asnjërës prej partive të koalicionit, ka thënë se dorëheqjen e tij do ta dorëzojë më vonë gjatë ditës, gjë që ia mundëson kryetarit të shtetit t’i fillojë konsultat formale me partitë, për të parë nëse mund të krijohet një koalicion i ri.
Ai i ka bërë kritikat e tij të ashpra teksa Salvini qëndronte i ulur afër tij, herë pas here duke e lëkundur kokën dhe duke i rrotulluar sytë.
Në anën tjetër të Contes ishte i ulur Luigi di Maio, kryetari i partisë tjetër në koalicion, lëvizjes “5 Yjet”, e cila është etiketuar si obstruksioniste nga Salvini gjatë 12 ditëve të kaluara, qëkur ai ndërpreu aleancën e tyre.
Salvini ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, tre vjet e gjysmë para afatit, i bindur se popullariteti i tij do t’ia sigurojë kryeministërllëkun dhe ta lërë lëvizjen 5 Yjet në opozitë
© KOHA

OBSH-ja fton qeveritë të mos zbusin masat anti-COVID

Në Afrikë nis vaksinimi masiv përmes COVAX-it

Sarkozy i dënuar për korrupsion mund t’i shpëtojë burgimit

Princi Philip transferohet në një spital tjetër të Londrës

SHBA, 4 milionë doza të vaksinës së J&J në dispozicion nga e marta

Mijëra policë monitorojnë masat kundër koronavirusit në Çeki

Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë

Bregu i Fildishtë dhe Gana nisin vaksinimin me vaksina anti-COVID të siguruar nga iniciativa COVAX

Austria ka dështuar në luftën kundër korrupsionit, thotë Këshilli i Evropës

Ish-presidenti i Francës, Sarkozy, dënohet me burgim

55 për qind e republikanëve e duan Donald Trumpin kandidat për president më 2024
