Trumpi anulon vizitën në Danimarkë, pasi nuk ia shiti Grenlandën

Trumpi anulon vizitën në Danimarkë, pasi nuk ia shiti Grenlandën

21 August 2019 12:04

Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar vizitën në Danimarkë e planifikuar për datën 2 shtator, pasi autoritetet daneze refuzuan të diskutojnë shitjen e Grenlandës.

Mbretëresha Margrethe II kishte ftuar presidentin Trump, e cila edhe është konfirmuar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Mirëpo, zhvillimet e fundit në lidhje me Grenlandën dhe komentet e kryeministres daneze Mette Frederiksen se territori autonom danez nuk është në shitje nuk janë mirëpritur nga Trump.

“Danimarka është vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, mirëpo bazuar në komentet e kryeministres, Mette Frederiksen se ajo nuk ka interes për të diskutuar blerjen e Grenlandës, unë do të shtyj takimin tonë, të planifikuar brenda dy javëve, për një herë tjetër”, shkroi Trump në Twitter.

Kryeministrja daneze, Frederiksen e ka përshkruar këtë deklaratë si “absurde” dhe ka thënë se shpreson që Trump nuk ka qenë serioz.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme